Aktualitet Sulmuan policinë para Parlamentit, procedohen 8 persona, 12 në kërkim

Sulmuan policinë para Parlamentit, procedohen 8 persona, 12 në kërkim

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 persona, pjesëmarrës në protestën e opozitës, pasi dhunuan me forcë kordonin e policisë dhe goditën me sende të forta uniformat blu.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

“Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George Q.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta”, sqaron policia.

Po ashtu janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.