E ndërsa misioni i shefit të Wagner Yevgeny Progozhin për të “pushtuar” Moskën dhe rrëzuar Putin ka dështuar, detaje të reja dalin në dritë nga plani i mercenarëve.
I fundit dhe ndër më të rëndësishmit ka të bëjë me rolin e gjeneralit Sergei Surovikin, i cili është i besuari i Putin që riorganizoi Ushtrinë në Ukrainë, në këtë përpjekje për të kafshuar “dorën që e ushqeu”.
Sipas burimeve të cituara nga New York Times ai ishte në dijeni të planit rebel të Prigozhin, por Kremlini i ka hedhur poshtë zërat edhe pse në rrjet po qarkullon gjerësisht lajmi se Putin kërkon arrestimin e tij.
Një njeri me përvojë të madhe ushtarake, tashmë duke udhëhequr operacionet në Ukrainë, Surovikin njihet për marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me Evgeny Prigozhin, i cili shpesh e ka lavdëruar publikisht, në krahasim me ministrin e urryer të Mbrojtjes, Shoigu.
Për disa, gjenerali është bërë gjithashtu një lloj kanali i privilegjuar në kohë tensioni, por zyrtarët amerikanë të spiunazhit kanë shpjeguar se tani po përpiqen të kuptojnë nëse oficeri i lartë, përveçse e dinte plani ogurzi të Wagner, a i ndihmoi mercenarët në rrugën e tyre.
Në momentet e para të kryengritjes, Surovikin u shfaq në video, me një automatik pranë dorës së djathtë, dhe sulmoi Prigozhin duke i kërkuar të ndalonte. Sipas të njëjtave burime, nuk mund të përjashtohet që ai të jetë detyruar ta bëjë këtë, sikur të ishte peng.
Një aspekt tjetër ka të bëjë me pjesën tjetër të hierarkisë: “Sa gjeneralë ishin gati për të mbështetur “kuzhinierin” e Putin?”.
Në realitet, askush nuk ka dalë në mënyrë flagrante hapur, edhe nëse ka forma të ndryshme bashkëpunimi.
Reagimi i avashtë i forcave të armatosura ka bërë që të hipotezohet simpatia e disa departamenteve përkundrejt Wagner. Vonesat i atribuohen edhe konflikteve, mungesës së urdhrave të sakta, konfuzionit dhe mungesës së njësive adekuate.
New York Times pranon se lajmet për Surovikin mund të përfaqësojnë edhe një përpjekje për të krijuar probleme për ushtrinë, duke nxitur dyshimet për një gjeneral i cili ka bërë mirë në detyrë, duke krijuar një sistem mbrojtës në zonat e pushtuara, Linja e Surovikin, dhe ka stabilizuar frontin me zgjedhjet e tij.
Pra, një karakter i peshës. Kremlini – është mendimi i një eksperti – gjithashtu mund të vendosë të mos e dënojë , ndërsa të tjerë besojnë se nëse kalon Rubikonin rrezikon shumë. Megjithatë, jemi në vlerësimet fillestare dhe mbetet shumë për t’u kuptuar, ndaj edhe përhapja e analizave kontradiktore është dëshmi e kësaj.
Mark Galeotti dyshon se hijet e hedhura mbi Surovikin janë pjesë e “luftës së informacionit” kundër një personaliteti kompetent, duke shpresuar se rusët do t’i marrin si të mirëqenë pëshpëritjet e SHBA. Mbjellja e dyshimeve në kampin armik, sado e bazuar, është një taktikë e zakonshme dhe që tani shfrytëzon mosbesimin e një nomenklature të tronditur nga grushti i shtetit të Prigozhinit.
Në Moskë e dinë këtë, ashtu si edhe Putini, i cili në karrierën e tij brenda KGB-së ishte përfshirë në veprime të ngjashme.
Ditët e fundit Uashingtoni ka lëshuar shumë mesazhe. Inteligjenca amerikane duket se i njihte qëllimet e Prigozhin për disa kohë dhe Putini gjithashtu e dinte këtë.
1) Inteligjenca amerikane i dinte prej kohësh qëllimet e Prigozhinit dhe Putini gjithashtu e dinte këtë.
2) Presioni i është bërë Kievit për të shmangur shfrytëzimin e momentit.
3) Ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me rusët për të riafirmuar mënyrën e jashtëzakonshme të lëvizjeve të Wagner-it.
4) Kishte frikë për sigurinë e arsenalit bërthamor të Moskës. Një strategji e “frenimit” të krizës, për të shmangur një përshkallëzim në momentin më kritik. Tani me “Carin e ri” (Prigozhin) të angazhuar në rivendosjen e rendit, një fazë e re mund të fillojë.