Ekonomi Fiat, lamtumirë gri, vetëm makina me ngjyra

Fiat, lamtumirë gri, vetëm makina me ngjyra

Fiat ka vendosur të mos prodhojë më makina me ngjyrë gri, duke nisur nga 4 korriku, dita kur do të dalë në treg modeli i ri Fiat 600e.

Marka e grupit Stellantis ka vendosur të krijojë një gamë të re ngjyrash që e marrin frymëzimin nga dielli, qielli dhe toka e Italisë.

“Kemi thyer rregullat. Vendosëm të ndërpresim prodhimin e makinave gri Fiat. Është një zgjedhje kërkuese dhe e guximshme, e cila synon të forcojë më tej lidershipin e Fiat-it si një markë e gëzimit, ngjyrave dhe optimizmit.

Italia është vendi i ngjyrave dhe, nga sot, edhe i makinave Fiat” – tha Olivier Francois, CEO i Fiat dhe global chief marketing officer i Stellantis.

Ai shtoi se “Fiat dëshiron të frymëzojë njerëzit të jetojnë me optimizëm dhe pozitivizëm dhe ky do të jetë një nga misionet e Fiat 600e, makinë elektrike, e cila do të prezantohet më 4 korrik”.

Spoti skenografik i xhiruar në Lerici

Reklama e re, e xhiruar ne Lerici, Liguria, është skenografike.

Crossover kompakt ngrihet nga një vinç dhe zhytet, fjalë për fjalë, në bojë portokalli.

Suv-i i ri, i cili do të jetë elektrik dhe hibrid, trashëgon emrin e modelit ikonë të viteve ‘50-‘60 dhe përmasat e 500X.

Ai do të ketë ngjyrat e flamurit italian në parakolp dhe shkronjën “e” (elektrike) te dera e pasme. Pak më e gjatë se 4 metra, Fiat 600 lind në platformën Stellantis kushtuar automjeteve kompakte.

Ajo do të ndërtohet në Poloni, në fabrikën Tychy e Grupit.

/ Il Sole 24 Ore