Ky sezon e ka konfirmuar si një prej yjeve të rinj të Bundësliga-s gjermane dhe një lojtar me të ardhme të madhe në arenën ndërkombëtare.
Milot Rashica është njeriu i momentit te Werder Bremen-i dhe me golin e shkëlqyer të shënuar në Kupë ndaj Schalkes, i hapi rrugën kualifikimit të skuadrës së tij në gjysmëfinalet e turneut.
22-vjeçari është kthyer në idhullin e tifozëve dhe për këtë arsye, klubit i Werder Bremen-it i ka organizuar talentit të përfaqësueses së Kosovës një surprizë, me nxënës shqiptarë që jetojnë në Gjermani.
Takim fantastik dhe shpërblim i merituar për Rashicën.