Extra “Asgjë tjetër nuk ka rëndësi…” Tahiri rrëmben mikrofonin dhe e “djeg” në...

“Asgjë tjetër nuk ka rëndësi…” Tahiri rrëmben mikrofonin dhe e “djeg” në Bllok (VIDEO)

Pasionin për muzikën e ka shfaqur edhe kur ka qenë në qendër të akuzave për trafik ndërkombëtar droge me kushërinjtë e tij “Habilajt” nga Vlora, por tashmë Saimir Tahiri duket se është afirmuar si “këngëtar” i vërtetë në zonën e ish-Bllokut.

Ish-ministri i Brendshëm ka kaluar mbrëmjen e djeshme në barin e njohur Charl’s, ku luhet muzikë live dhe siç duket nga video e siguruar nga Gazeta Shqip nuk ka mundur t’i rezistojë dëshirës për ta “djegur” skenën.

Tahiri ka rrëmbyer mikrofonin dhe ja ka marrë këngës, në një duet me të mirënjohurën Eneda Tarifa.

Ish-ministri u kap për dore dhe të dy filluan të këndonin. Tahiri shfaqet i qeshur dhe kërcen e shijon ritmet e muzikës së lehtë shqiptare bashkë me miqtë e tij.

Tahiri mesa duket është i pasionuar ndaj muzikës shqiptare, pasi ka kënduar me zell një këngë të njohur për publikun duke e “elektrizuar” këtë të fundit.

Ai gjithashtu ka kënduar mbrëmjen e djeshme me Sindrit Bejlerin. Tahiri dhe këngëtari shkodran këndojnë një këngë të njohur me vargjet: “Asgjë tjetër nuk ka rëndësi…”