Janë mbyllur votimet për Qarkun e Korçës të kandidatëve për deputetë në radhët e Partisë Demokratike.
Ish-deputeti Klevis Balliu dhe ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit. Eduart Kapri, janë skualifikuar nga gara nga vota e anëtarësisë.
Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër.
Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.
Lista me emrat e kandidatëve që kualifikohen për të vazhduar garën:
1- Anila Hysenbegasi
2- Arjan Mançellari
3- Armant Zerka
4- Erald Kapri
5- Erlis Çela
6- Genti Çela
7- Oligert Muçllari
8- Selaudin Jakupllari
Ndërkohë, ish-deputeti Ervin Salianji ka fituar besimin e anëtarëve në zonën e Maliqit.
Gjithashtu, ka përfunduar edhe procesi i numërimit në Degën e Korçës, ku të dhënat janë si më poshtë:
Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1375 anëtarë. Pjesëmarrja në votime: 884 anëtarë ose 64 %. Më i kontestuari nga kandidatët ka qenë Dritan Shano, por nuk ka arritur të skualifikohet.
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijojnë procesin ne fazën tjetër:
ADRIAN MAHO
ANDREA MANO
DRITAN SHANO
GJERGJI GJATA
GJERGJI MERO
KIÇO TANE
KRISTI KOÇIBELLI
LANDI GUSHI
LEDINA ALIOLLI
MATEO BALLI
METIN VENXHA
NIKOLLAQ DOKU
SORINA KOTI
SUELA MYRTOLLARI