Për herë të parë për Shqipërinë, trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho ka dëgjuar në vitin 2014.
Këtë e pohoi vetë në një Podcast me Edi Ramën, pyetur pikërisht nga ky i fundit për këtë gjë.
“Në vitin 2014, nga Manaj. E kam stërvitur tek Inter Milano. Isha me Roberto Mançinin. Aty e kam njohur. Ishte shumë i ri, 18 vjeç më duket”, tha braziliani i stolit shqiptar.
“Pra, hera e parë që Shqipëria hyri në konceptin tënd për botën?”, vijoi Rama
“Po”, u përgjigj braziliani.
Ndërkohë, interesant ka qenë shpjegimi i këtij të fundit në lidhje me joshjen për të drejtuar Shqipërinë. Jo nga paraja, por nga gjuha!
“Kur më erdhi një ftesë për darkë me Presidentin e Federatës, gjëja e parë është që folëm italisht. Unë kisha pasur tanimë një përvojë te Interi dhe flisja italisht.
Pas kësaj, nisa të shihja lojtarët shqiptarë që qarkullonin. Pashë që flisnin anglisht, spanjisht, italisht. Unë jam një njeri që komunikoj dhe mendova që aty do të mund të komunikoja me të gjithë futbollistët pa përkthyes, edhe në Federatë me Presidentin. Aty pata shtysë, shtysë të madhe. Pastaj, pas darkës, pasi pashë federatën u afrova edhe më shumë dhe, vërtet, nuk pata më dyshim. Fola me Dorivan, Paolo pranoi, për të ishte shumë mirë dhe pas kësaj ishte e lehtë.”.