Aktualitet SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dërguar zyrtarisht në GJKKO kërkesën për gjykim të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, mbi të cilin rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike, si dhe e shpërdorimit të detyrës.

Ppër gjykim në këtë çështje shkojnë edhe 12 persona të tjerë, me akuza të ndryshme, ku bëhet fjalë si për ish-zyrtarë të bashkisë, si dhe për sipërmarrës.

Të pandehurit:

Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

Rasim Daci, akuzuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka për detyrë të përpilojë dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit që ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.

Aqif Konesha, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim e me shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Ana Nishku, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë të lëshoje dokumentin, kryer në bashkëpunim e më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.

Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyre të lëshojë dokumentin, kryer ne bashkëpunim e më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K. Penal.

Kastriot Ibrahimaj, akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.