Bëhet publike edhe shkresa e firmosur nga ministrja e Financave, Anila Denaj, ku urdhërohet anulimi i procedurës për dhënien me qira të Syrit të Kaltër në Delvinë.
Anulimi i procedurës së dhënies me qira të kabinave të drurit tek kjo pasuri natyrore është argumentuar nga Ministria e Financave: moskoordinim të veprimeve nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kundrejt projekteve që ky institucion ka parashikuar për këtë pasuri shtetërore.
Vlera minimale e ofertave për dhënien me qira ishte 72 mije e 500 lekë në muaj rreth 600 euro, e konsideruar si një shumë mjaft e ulët duke pasur parasysh preferencat për këtë pikë turistike me një fluks shumë të lartë frekuentimi.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i pyetur nga mediat, e quajti ankandin “anomali e institucioneve”.
Prej 20 vitesh keto kabina, jepen po me qira me një çmim edhe me qersharak prej vetëm 15 mijë lekësh në muaj, ndërkohë që Albtourist TO, shoqëria shtetërore që e administron ka katër vite që është në vështirësi financiare, madje po kaq vite punonjësit e saj kanë që nuk marrin rrogat.