“Këtë vit pushimet në Kosovë dhe Shqipëri!” Ky është mesazhi i ekspertes së turizmit Berina Ago, autore e videos së promovimit të turizmit shqiptar.
Realizuar nga iniciativa më e re e turizmit, Active Albania, video i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë të sigurtë në shtëpi tani, që të vijnë e të njihen me shqiptarët më vonë.
Sepse jeta është shumë e shkurtër për pushime të mërzitshme! Një gjetje interesante për t’iu kundërpërgjigjur situatës dramatike që pandemia CoVID-19 po i shkakton turizmit tonë.
Video u shpërnda në Ditën Botërore të Tokës dhe nëpërmjet pamjeve të mrekullueshme sjell turizmin aktiv, të eksperiencave autentike dhe të aktiviteteve në natyrë, si zgjidhje për të tërhequr sa më shumë vizitorë në vendet tona.
Mesa duket kjo krizë mund të kthehet në një mundësi, pasi njerëzit pas një kohe shumë të gjatë në izolim, do duan udhëtime në natyrë dhe drejt vendeve pak turistike, ku mund të ruajnë distancën, duke i shpëtuar radhëve të gjata të turistëve
Shikojeni, shpërndajeni dhe nisini pushimet tuaja nga Kosova dhe Shqipëria!