Uncategorized Senatorja Elizabeth Warren humb vëllanë nga koronavirusi: Nuk i mbajtëm dot dorën…

Senatorja Elizabeth Warren humb vëllanë nga koronavirusi: Nuk i mbajtëm dot dorën…

Elizabeth Warren, senatorja amerikane e Masaçusets SHBA ka njoftyuar se vëllai i saj ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

“Vëllai im i madh, Don Reed, ndërroi jetë të martën në pasdite nga koronavirusi”, shkruan në rrjetet sociale Warren e cila ka qenë edhe kandidate për presidente.

Ajo shprehu mirënjohjen  për personelin shëndetësor që bënë të pamundurën që ta mbanin në jetë vëllanë e saj.

“I jam mirënjohëse stafit mjekësor në vijë të parë që u kujdesën për vëllain tim, por e kam të vështirë kur mendoj se asnjë nga familja nuk mundi t’i mbante dorën duke i thënë ‘të dua’ edhe një herë të vetme”. tha senatorja amerikane Warren.

Donald Reed Herring ndërroi jetë të martën në mbrëmje, në moshën 86-vjeçare pasi rezultuar pozitiv në testin për koronavirus tre javë më parë.