Pasi avokati i tij Artan Hajdari kërkoi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë, fjalën në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores e mori e vetë Saimir Tahiri.
Ai tha se ishte i gatshëm të hetohej por kurrsesi s’mund të mbante llum mbi shpinë.
“Ja u them qartazi dhe prerë, me fytyrën lart se do jem këtu e nuk lëviz asnjë sekondë deri sa të dalë e vërteta, por llumin nuk e pranoj”, tha Tahiri.
“Jam gati të hetohem, por dua prova”, theksoi ai.
Ish-ministri i Brendshëm i bëri një akuzë të fortë edhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“Unë kërkoj prova sepse ju nuk keni prova. Unë s’kam as kamion. Unë kërkoj prova për të vërtetën. Unë nuk pranoj të arrestohem se disa kushërinj janë marrë me drogë. Një familjari juaj ka vrarë një njeri, e di ti mirë. Do pranoje të shkoje në burg ti se një familjari juaj ka vrarë në njeri?”