Aktualitet Tahiri për Zaganin: Nga Tropoja i dhuruat tokë në Orikum..

Tahiri për Zaganin: Nga Tropoja i dhuruat tokë në Orikum..

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputeti demokrat Eduart Halimi ka përmendur emrin e Dritan Zaganit.

Halimi i ka kërkuar llogari Saimir Tahirit për akuzat e Zaganit ndaj tij dhe Habilajve dhe pse nuk ka reaguar ai.

“Ne kemi lexuar dosjen me 400 faqe dhe me 1000 faqe dhe sipas këtyre materiale rezulton se grupi kriminal i Habilajve kanë trafikuar të qetë për 4 vite me gomone dhe me makina.

Sot a jeni të bindur ju se ka prova të mjaftueshme se makina me targa AA003 GB është përdorur për trafik droge?

Dritan Zagani, ish- oficer policie, i shpalli luftë policisë. Kush është llumi në këtë mes?

Komisar Dritan Zagani ka pasur një betejë në bandën kriminale të Habilajve dhe Rama e quajti zagar.

Ju nuk çuat policinë në derën e familjes Habilaj. Sot ato që tha komisar Zagani dolën të vërteta.

Nëse ju do kishit mbajtur anën e Zaganit familja Habilaj sot nuk do kishte trafikuar drogë e armë.

Si ish- ministër i Brendshëm deklarohej fajtor apo i pafajshëm që për shkakun tuaj familja Habilaj për 2 vite trafikoi armë dhe drogë”, tha Halimi.

Por, Tahiri ka akuzuar Halimin, se qeveria e PD-së i ka dhuruar pronë në Orikum në mënyrë të dyshimtë këtij personi.

“Ju më përmendni Dritan Zaganin.

Më thoni ju, pse i keni dhuruar atij tokë në Orikum, e keni blerë?

Nga Tropoja i keni dhënë tokë në Orikum, me vendim nga Këshilli i Ministrave.

Me cilin argument ia keni dhënë atë pronë, për ta blerë?

Ky është standardi juaj”, tha Tahiri.