Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka mberritur kete paradite ne Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Pas shtyrjes per here te trete qe iu be gjyqit ne ngarkim te tij me daten 17 korrik, sot eshte caktuar mbajtja e seances se radhes gjyqesore.
Tahiri, sic duket edhe ne fotot e shkrepura nga LSA, ka mberritur ne gjykate ne shoqerine e avokatit te tij, Maks Haxhia.
Ndaj Tahirit janë ngritur tre akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.