Ministrat e Punëve të Jashtme të Kinës dhe të Vatikanit u takuan, për herë të parë në shtatë dekada duke shënuar një shenjë tjetër afrimi që prej marrëveshjes në vitin 2018 mbi emërimin e peshkopëve dhe një moment historik.
Dy shtetet nuk kishin më marrëdhënie diplomatike që prej vitit 1951, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare ndërkohë që Pekini është i vëmendshëm për çdo influencë fetare të huaj në territorin e tij.
“Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi dhe homologu Paul Gallagher u takuan sot në Mynih, në kuadër të Konferencës për Sigurinë”, theksoi sot e Përditshmja e Popullit, organ i Partisë Komuniste kineze, në pushtet.