Këshilli i Sigurimit mban sot takimin e dytë informues për Kosovën, nga tre të planifikuara për këtë vit. I dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, dhe kreu i UNMIK, Zahir Tanin do të informojë Këshillin për zhvillimet e fundit dhe raportin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Ne takimin e shkurtit, Këshilli shprehu shqetësim për mungesën e progresit në dialogun Prishtinë-Beograd si edhe për rritjen e tensionit mes tyre. BE ka qenë ndërmjetësi kryesor në dialogun Prishtinë-Beograd, me anë të të cilit u arrit marrëveshja e Brukselit e 2013 mbi normalizimin e marrëdhënieve. Në disa sektorë është arritur progres, por në çështjet kryesore nuk është arritur zbatimi i marrëveshjes, “një aspekt në të cilin UNMIK mund të luajë një rol”. Disa anëtarë të Këshillit kërkojnë reduktimin e misionit, sepse siç thonë, në Kosovë është vendosur stabiliteti.
Sekretarit të Përgjithshëm mund t’i kërkohet që të bëjë rishikimin e misionit të UNMIK-ut për efektivitetin e tij. Vete shtetet e bashkuara kane kerkuar reduktimin e ketij misioni deri ne mbyllje. Mandati i UNMIK është i hapur, nuk ka afat. Çdo lloj përpjekjeje për ta ndryshuar do të kërkonte një rezolutë të re, e cila ka shumë gjasa që të bllokohet nga Rusia.