E ndërsa Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve lokale më 13 tetor, për Kryeministrin Rama, në 30 qershor shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje.
“Në telefon më shkruante një çun. O daj nga Italia a do bëhen zgjedhje a jo? Po pse pyet për këtë? Se e ka bërë Likja lesh arapi këtë punë. Dy shpjegime ka. Ose e ka lexuar si dy ditë para ditëlindjes së doktorit, se e ka njësh, po e kapi sikleti, vetëm doktori e shoqëron. Ky është muhabet “filxhoni”, zgjedhjet do bëhen në 30 qershor”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë dha edhe arsyen se përse sipas tij, Presidenti nxori një datë të re zgjedhjesh.
“13 tetori doli se ata e kuptuan që nuk bëjnë dot atë që ata kishin imagjinuar. Jo do vrasim këtë jo do bëjmë atë. Lajmi i mirë është se në 30 qershor do të jetë qetësi, nuk ka për të patur problem”, ka shtuar Kryeministri.
Nga Vora nuk ka munguar as ironia e Kreut të qeverisë, drejtuar Presidentit Meta: “Nga ana tjetër është keq, por është fakt, është ngjall baba Qamili, se ata atë punë bënin, ishte një togë rripi e kishte bërë vulë ky i shkreti, ajo shkruante kompani kafeje import- eksport. Ky baba Xhikja, ky vulën e di çfarë shkruan, vula është stema e Republikës së Shqipërisë, nuk di se çfarë bën me dekretet”.