Rreth një mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë.
Kryeministri shqiptar pritet të mbërrijë nesër në orën 9:30 në Stadiumin Galatsi, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit.
Vizita e tij në Athinë do të jetë një ditore pasi është parashikuar që largimi të bëhet rreth orës 18-19 të ditës së diel.
Sipas informacioneve të gazetës greke “Protothema”, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona.
Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në sallën ”Galatsi”.
Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.
Rreth orës 18-19:00, Rama do të largohet nga Athina.