Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër për takimin mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Komenti i tij, që erdhi përmes Twitterit, nuk ishte për bisedën mes Kurtit dhe Abbott, por për një flamur shqiptar që gjendej aty.
“Çfarë zgjedhjesh fitoi Kurti dhe në cilin shtet? Po flamuri që qëndron pranë jush, cilit shtet i përket shkëlqesia juaj”, shkruan presidenti serb duke nënvizuar se do këmbëngulë derisa ambasadori i Britanisë në Prishtinë t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve.