Kryesore Negociatat/ Ambasadori britanik: Edhe pse nuk kemi ndonjë zë të fortë, jemi...

Negociatat/ Ambasadori britanik: Edhe pse nuk kemi ndonjë zë të fortë, jemi pro Shqipërisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman njoftoi mbështetje për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

Në një deklaratë të dhënë për mediat nga Kukësi, ku zhvilloi një vizitë dy ditore, Duncan Norman theksoi se edhe pse Britania do të largohet nga BE ajo do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë.

“Britania do të largohet nga BE, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë. Sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ne mendojmë është një gjë e mirë anëtarësimi. Sigurisht që në këtë moment nuk kemi ndonjë zë të fortë, por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”

Sa i takon situatës politike në vend, Duncan bëri apel për dialog mes palëve: “Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kanë elektorat të sillen në këtë mënyrë”.