Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar këtë të mërkurë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas takimit, Berisha tha se në këtë takim është diskutuar gjerësisht për “koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës”.
“Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”, njoftoi Berisha.
Dy krerët e partive shoqëroheshin në këtë takim nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nga kreu i grupit parlamentar të PL-së, Petrit Vasili.