Ashtu siç ishte parashikuar kryeministri Edi Rama, ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe në një darkë pune.
Mbledhja ka nisur në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek ‘Vila 31’ apo siç njihet ndryshe si ish-vila e Enver Hoxhës.
Ky takim vjen vetëm pak ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale dhe pikërisht menaxhimi i kësaj fushate do të jetë edhe tema që do të diskutohet mes socialistëve.