Ndihmës sekretari i ardhshëm i Shtetit për Europën dhe Azinë, Philip Reeker i bëri edhe një herë thirrje autoriteteve të Kosovës të pezullojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.
Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”.
Reeker tha se “normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është një mundësi e mirë për zgjidhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin”.
“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj europiane dhe jo vetëm”, tha zyrtari I larte amerikan. Kosova, nënvizoi ai, nuk humb asgjë nëse negocion, por “mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve”.
Reeker ftoi nga ana tjetër edhe Beogradin, i cili sipas tij, ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve.
Megjithatë fokusi i diplomatit megjithate ka qene me se shumti kosova, dhe ne kete kontekst permendi mbështetjen amerikane duke tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të ketë mospezullimi i i taksës.