Quhet Olghe Balliu dhe cilësohet si Lionel Messi i ri. Është bërë i famshëm në pasi në një video shfaqet duke zhongluar 198 herë një top tenisi. Është vetëm 13-vjeç dhe jeton në Cittadella të Italisë.
Prindërit e tij janë shqiptarë që emigruan përtej Adriatikut në fillim të viteve 2000.
Olghe, është i gjatë vetë, 145 cm dhe është seleksionuar nga Reali Madridit gjatë një turneu në Itali. Mirëpo ai mund t’u bashkohet gjigantëve madrilenë vetëm kur të mbushë 16 vjeç.
“Olghe e ka trashëguar pasionin për futbollin nga babai. Që I vogël nuk e ndante topin nga këmbët. Idhulli i tij është Messi, pasi i ngjan edhe ka fiziku. Cristiano Ronaldo është shumë i ndryshëm edhe pse Olghe është tifoz i Juventusit. Pas seleksionimit nga Reali Madridit jemi shumë të lumtur, por edhe kemi pak frikë. Ka shumë entuziazëm, por duhet të shohim nëse ka të ardhme”, tregon Mimoza Balliu, mamaja e futbollistit 13 vjeçar që për momentin luan me skuadrën e moshave të Cittadellas.