Tashmë është zyrtare, talenti me origjinë shqiptare, Leon Dajaku i është bashkuar Bajernit. Sulmuesi 18-vjeçar, i cili spikati te akademia e Shtutgardit, ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te kampionët e Gjermanisë.
Dajaku i ka kushtuar Bajernit plot 1.5 milionë euro. Një investim tepër i rëndësishëm për të ardhmen, teksa goleadori shqiptar, do t’i bashkohet skuadrës B që militon në Ligën e Tretë gjermane për të fituar më shumë eksperiencë.
Shqiptari shihet si zëvendësuesi ideal i Levandovskit në të ardhme, teksa dy sezonet e fundit realizoi 35 gola në 53 ndeshje me akademinë e Shtutgardit. Ai gjithashtu debutoi edhe në Bundesligë me fanellën e klubit gjerman, duke u aktivizuar në dy takime.