Dhoma e Përfaqësuesve në Karolinën e Jugut votoi të mërkurën ligjin që shton skuadrën e pushkatimit në metodat e shtetit për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje, për shkak të mungesave që ishin hasur me furnizimin me injeksionet vdekjeprurëse.
Ligji i miratuar me 66 vota pro dhe 43 kundër gjithashtu parashikon që të dënuarit me vdekje mund të zgjedhin vetë mënyrën se si duan të ekzekutohen; me pushkatim, karrige elektrike apo injeksion (nëse është e mundur).
Karolina e Jugut është një ndër 9 shtetet amerikane që përdorin ende karrigen elektrike për ekzekutimet dhe do të bëhet një ndër katër shtetet e tjera që lejon dhe skuadrat e pushkatimit.