Delina Ibrahimaj, drejtorja e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, është emëruar në krye të drejtorisë së Tatimeve.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Enton Duron, i cili u shkarkua nga detyra vetëm pak ditë më parë.
“Ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh, bazuar vetëm në një faktor: rezultati, si pika kyçe për çdo drejtues në çdo nivel. Është koha për dhënë qartësisht mesazhin se, informaliteti nuk do të tolerohet më tutje“, shkruan Rama në Gacebook.
Shkarkimi i Enton Duros është bërë me arsyetimin se nuk pasur performancën e duhur në funksionin që ushtronte, duke mos plotësuar planin për arkëtimin e të ardhurave nga ky dikaster.
Ndër të tjera mësohet se një ndër arsyet ka qenë edhe mosrespektimi i detyrimeve ligjore të tatimpaguesve.
Enton Duro zëvendësoi Vasilika Vjeron në këtë post.