Tatimorët kanë zbarkuar në Qerret, në fshatin e njohur turistik për pushuesit VIP.
Gjatë kontrollit ka rezultuar se subjekti që u shërbente politikanëve të majtë e të djathtë apo dhe gazetarëve të njohur nuk lëshonte kupon tatimor, ndaj dhe i është vënë shiriti.
Tashmë politikanët dhe gazetarët që nuk respektonin detyrimin për të blerë me kupon nuk do të kenë mundësi këto 30 ditë të marrin produktet.