Sport Në Spanjë janë të sigurtë: PSG dhe Barcelona, pranë marrëveshjes për Neymar

Në Spanjë janë të sigurtë: PSG dhe Barcelona, pranë marrëveshjes për Neymar

Në Spanjë janë të sigurtë se PSG dhe Barcelona janë shumë pranë marrëveshjes që do të rikthejë brazilianin Neymar në Katalunjë.

Sipas “Sport”, termat e akordit që do të rikthejnë sulmuesin në “Camp Nou” kanë ndryshuar krejtësisht. Duke parë vendosmërinë e vetë futbollistit për të luajtur me Barcelonën, kampionët e Francës janë dorëzuar ndaj kushteve të drejtuesve “blaugrana” për të rimarrë shërbimet e Neymar me një formulë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit.

Në këtë marrëveshje do të futet edhe Rakitic, që pritet të bashkohet me PSG.

Gjithmonë sipas “Sport”, Neymar ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij. Te PSG braziliani fitonte 36 milionë euro në sezon, ndërsa te Barcelona ai do të fitojë 14 milionë euro më pak.