Tri vajza bukuroshe që lanë punët e tyre në qytet për të kultivuar kanabis dhe jetojnë një jetë të thjeshtë mes kafshëve ndajnë për publikuan historinë e tyre të veçantë.
Lexie, 28 vjeç, Amy 31 vjeç dhe Doris, 39 vjeç, që u zhvendosën në një fshat të Kalifornisë për të ndërtuar një fermë kanabisi, për t’u bërë të pavarura ekonomikisht, tregojnë eksperiencat e tyre përmes faqes së Instagramit të quajtur ‘Girls Off Grid’.
Në një postim tipik të tyre mund t’i shohësh vajzat duket qëlluar me armë, prerë dru, ushqyer pulat vetëm me bikini. Themeluesja Doris tregon se ato tashmë ato kanë 65 dele, 60 dhi, 40 pula, 15 pata, 3 alpakë, 2 gjela deti, 2 kuaj, 2 qen, 2 mace dhe një derr.
Vajzat nuk lejohen më që ta shesin në mënyrë komerciale kanabisin e tyre dhe tashme po bëjnë para duke shitur fertilizues dhe arra. Ato tregojnë se po i kultivojnë vetë ushqimet e tyre dhe një pjesë të prodhimeve i çojnë në dyqanet e zonës.
Duke folur për këtë sipërmarrje, Doris tregon se e krijoi “Girls Gone Off-Grid” si një shaka me të cilën mendonte të tërhiqte ndjekësit përmes seksualitetit të tyre. Megjithatë ajo shton se tashmë po bëjnë punë të vërteta ferme.
Deri një vit më parë vajzat kultivonin sasi të mëdha kanabisi industrial me të cilin bënë shumë para, por tashmë shteti nuk e lejon më një gjë të tillë. Tashmë ato rrisin arra, një lloj kulture që sjell shumë të ardhura nëse prodhimi shkon direkt tek konsumatorët. Vajzat gjithashtu kujdesen dhe për një numër të madh kafshësh që kanë në fermë.
Por ato tregojnë se jo gjithçka shkon fjollë, shpesh herë prodhimet e tyre janë dëmtuar nga arinjtë dhe për këtë arsye ato janë armatosur.