Politika Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, BE: Arritje për rikthimin e stabilitetit

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, BE: Arritje për rikthimin e stabilitetit

Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për rrugën drejt një kompromisi për Reformën Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian.

“Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndërpartiake mbi ecjen përpara me një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të 🇦🇱në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruhet në reagimin e BE.

“Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane”.