Florida, SHBA/ Dy burra të dënuar padrejtësisht për një vrasje që nuk e kishin kryer, u liruan nga burgu të shtunën pasi kishin kaluar 43 vjet pas hekurave.
Vite më parë, një tjetër i dyshuar pranoi se ishte ai autori i vrasjes së Jeanette Williams në vitin 1976, por vetëm tani, Clifford Williams, 76 vjeç, dhe Nathan Myers, 61, u liruan nga akuzat.
Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm.
“Humba thuajse 43 vjet të jetës sime që nuk i marr dot më mbrapsht, por tani dua të shijoj lirinë me familjen time”, tha Myers.
Dajë e nip morën pafajësinë pasi çështja u rihap nga prokurorët e një njësie speciale të ngritur në Florida për të hetuar integritetin e dënimeve. Kjo është hera e parë që puna e tyre sjell lirimin e një të dënuari.
Dënimi i tyre ishte bazuar kryesisht nga dëshmia e Nina Marshall, e qëlluar me armë bashkë me viktimën Williams, por që kishte mbijetuar. Përgjatë viteve, historia e saj ndryshoi. Ndërsa vrasësi i vërtetë, i cili pranoi ekzekutimin, tashmë ka vdekur.