Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto të grafikëve të faqes Coronavirus Worldometer e cila mbledh dhe publikon dhe të dhënat nga çdo vend i botës për pandeminë e koronavirusit.
Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që sipas tij mirëkuptuan qeverinë dhe mbështetën masat e marra prej saj për të parandaluar që virusi të kishte një efekt shkatërrimtar për vendin.
Ai ka dhe një kritikë për të gjithë ata që e akuzuan qeverinë se nuk ka një strategji për të përballuar pandeminë.
Postimi i Edi Ramës në Facebook
“Çudi e madhe ëëë?!
Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga Injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes. Të dhënat janë nga Coronavirus Worldmeter”
Sipas të dhënave të publikuara Shqipëria renditet në vendet e para për numrin më të ulët të vdekjeve për 1 milionë banorë dhe për kapacitetet spitalore të zëna nga pacientët me Covid-19.