Mes kandidatëve të Partisë Demokratike, që kandidojnë për deputetë bien në sy prurjet nga Universiteti Europian i Tiranës, nën administrim nga Henri Çili.
Ky i fundit ka qenë i sulmuar disa herë nga Lulzim Basha në çadrën e protestës.
Madje mes tyre nuk kanë munguar as replikat e ashpra.
Por gjithsesi, në listat e sigurta të Bashës të kandidatëve për deputetë, një pjesë e mirë vijnë pikërisht nga UET.
Në Tiranë, kandidojnë Orjola Pampuri dhe Grida Duma, në Shkodër Romeo Gurakuqi, në Elbasan, Fitim Zekthi dhe në Korçë, Ervin Salianji.