Kuriozitete Të gjithë shohin nga Marsi, por shpresat e jetës jashtëtokësore janë te...

Të gjithë shohin nga Marsi, por shpresat e jetës jashtëtokësore janë te sateliti i Jupiterit

Europa

Të gjithë ata që mendojnë dhe shpresojnë që jeta jashtë planetit Tokë ekziston, dhe ndodhet më afër sesa mendojmë, në sistemin tonë diellor, i referohen zakonisht planetit të kuq, Marsit.

Por edhe pse planet e NASA dhe kompanisë Space X të Elon Musk janë konkrete për të dërguar për herë të parë njerëz në atë planet brenda kësaj dekade, gjasat janë që jeta të jetë më e mundshme në një tjetër trup qiellor.

Sateliti i Jupiterit, Europa

Bëhet fjalë për Europën. Padyshim, jo për kontinentin ku jetojmë që madje duket tejet i populluar, por për satelitin e planetit Jupiter.

Pak më i vogël se Hëna jonë, Europa ka tërhequr vëmendjen e astronomëve ndërkombëtarë veçanërisht në vitin 2016, kur teleskopi hapësinor Hubble zbuloi në sipërfaqen e saj një fenomen tipik tokësor, avull i nxehtë që shpërthente në sipërfaqen e tokës, siç ndodh në Islandë dhe në shumë zona veriore të planetit me gejzerët.

Fenomeni i “gejzerëve” në Europa

Një fenomen që ka nevojë për një element aq të kërkuar nga çdo shkencëtarë që sheh nga qielli, ujin.

Geyzerët, fenomen tipik në Islandë

Dhe me sa duket vërtetë Europa është e pasur me ujë, madje mund të thuhet se poshtë një shtrese akulli sipërfaqësore ndodhet një oqean që mbulon të gjithë satelitin, me karakteristika të ngjashme me ato tonët.

Shkencëtarët mendojnë se kushtet për zhvillimin e jetës aty janë më të mundshme se kudo tjetër në sistemin tonë diellor, përtej Tokës, dhe mendojnë se eksplorimet serioze do të fillojnë vetëm pas një dekade, pas eksperiencës së mbledhur që do të vijnë nga eksplorimi i Marsit.

Pamje satelitore të sipërfaqjes
Struktura e satelitit, që mendohet i rrethuar nga një oqean
Europa