Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë në krye të listës së vendeve më të goditura nga pandemia e koronavirusit, në një kohë kur numri i personave të prekur me Covid-19 në botë ka shkuar mbi 10 milionë.
Ditët e fundit është rikthyer sërish ankthi në vend me numrin e rasteve të reja që kanë arritur në nivele tepër të larta që nuk ishin regjistruar më parë as gjatë të ashtuquajturit piku i pandëmisë.
Sipas të dhënave të fundit nga universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 45 mijë persona të tjerë të infektuar në 24 orët e fundit, shifër kjo më e lartë krahasuar dhe më një ditë më parë.
Rritja e ndjeshme e numrit të të infektuarve ka detyruar autoritetet në disa shtet të rimendojnë vendimin e tyre për rihapjen e ekonomisë.
Që nga nisja e pandemisë në SHBA numërohen 2.5 milionë persona të infektuar dhe 127 mijë viktima.