Binjakët më emër të njëjtë – Jim, nga Ohio u takuan kur ata mbushën 39 vjeç, pasi u ndanë që në lindje. Doli që ndërkohë ata bënin jetë pothuajse identike edhe pse nuk kishin asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Kur dy foshnjet binjake u birësuan vetëm tre javësh në 1940, prindërit e tyre të rinj ua vunë të dyve emrat Jim, dhe ky ishte vetëm fillimi.
Njëri prej tyre u birësua nga familja Lewis dhe tjetri nga familja Springers, vetëm 40 milje larg. Familjet e dinin që fëmijët që kishin adoptuar ishin binjakë, por asgjë më tepër.
Të dy ata kishin një qen me emër të njëjtë nga fëmijëria e tyre, të dy e donin matematikën dhe punën në dru në shkollë, por nuk u pëlqente drejtshkrimi.
Ata të dy u martuan dy herë dhe gruaja e parë u quhej Linda. Sigurisht, gratë nga martesa e dytë u quajtën njësoj– Bety.
Të dy Jim Lewis dhe Jim Springer kishin djem. Me të njëjtin emër – James Alan.
Të dy ishin duhanpirës, ngisnin të njëjtën makinë, një Chevrolet dhe kishin punë të ngjashme – Jim Lewis ishte roje i sigurisë, ndërsa Jim Springer ishte zëvendëssherif.
Ata madje e kaluan verën në të njëjtin vend në Florida. Asnjë prej tyre nuk dinte asgjë nga këto rreth njëri-tjetrit derisa Lewis, 37 vjeç, vendosi të përpiqej të kontaktonte me vëllain e tij binjak. Në vitin 1977, ai arriti të gjente të dhënat përmes një gjykate në Ohajo. Pastaj ata biseduan në telefon dhe më në fund u panë me njëri-tjetrin më 9 shkurt 1979.
Dhe kur u bë e njohur për rastin e tyre magjepsës, shkencëtarët kuptuan se sa të rëndësishëm mund të ishin për studim. Ata atëherë ishin pjesë e një studimi në Universitetin e Minesotës, i cili zbuloi se historia e tyre mjekësore dhe testet e valëve të trurit ishin pothuajse identike. Të tilla ishin rezultatet e tyre në testin e personalitetit.
Historia e tyre u dha shtysë polemikave të mëtejshme rreth ndikimit të mjedisit dhe gjenetikës tek ne, dhe madje disa arritën deri atje sa të besonin se kishte një lidhje telepatike midis vëllezërve.