Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, ka deklaruar se sondazhet dhe exit poll-et, nxjerrin fituese Partinë Socialiste në votimet e kësaj të diele. Ai u shpreh se PS-ja del me 71-72 mandate sipas këtyre sondazheve. Por Veliaj shtoi se projeksionet e selisë rozë e nxjerrin fituese me më shumë se 72 mandate.
“Lajmi i parë i mirë që morëm është që të gjitha sondazhet dhe exit poll-e, na kanë nxjerrë fitues në republikë në 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë dhe Shqipëri janë më shumë se 72 mandate”, tha Veliaj.
Veliaj shtoi se pavarësisht se projeksionet dhe sondazhet e nxjerrin PS-në fituese duhet që të pritet deri në fund procesi i numërimit.
“Por si projeksionet e exit polleve si tonat që janë më shumë se aq, do duhet që të presin procesin e numërimit”, tha Veliaj.