Shëndet Të qenit optimist bën mirë për trupin dhe mendjen

Të qenit optimist bën mirë për trupin dhe mendjen

Të kesh një qëndrim pozitiv, të qeshësh, ta shohësh të ashtuquajturën “gjysmë gote plotë” janë veprime që mund të kenë një efekt të dobishëm në jetën tonë të përditshme. Të jetosh momentin, të lëshosh emocionet dhe të dalësh nga guaska do të thotë ta shijosh jetën në një mënyrë krejtësisht ndryshe dhe me ndjenjë. Të menduarit pozitiv dhe bërja e ndryshimeve të vogla dhe të thjeshta janë një fillim i mirë, por le të shohim se cilat gjeste të përditshme mund të përmirësojnë jetën tonë.

Fjala është ‘lumturi’

Çfarë është lumturia, si kërkohet dhe mbi të gjitha si gjendet? Askush nuk ka një recetë për mënyrën se si gjendet lumturia dhe sa i lumtur mund të jetojë, sepse gjithkush ka momentet e veta të uljeve dhe ngritjeve, por duke preferuar më shumë disa veprime se sa të tjerë, secili mund të krijojë botën e tij të lumturisë.

Për shembull, të ndjekësh mësimet e psikologëve, këshilla më e mirë është “të jetosh çastin sa më shumë të jetë e mundur, të përqafosh ndryshimin, të guxosh, të rrezikosh, pa u frikësuar nga nesërmja”.

Stimuloni endorfinë

Endorfina e stimuluara përmes aktivitetit fizik ka aftësinë për të na dhënë kënaqësi dhe lumturi, duke na ndihmuar të përballojmë më mirë stresin. Pas një dite të ngarkuar, mendimi i parë do të ishte hedhja e vetes në divan duke mbyllur botën jashtë derës, por gjëja më e mirë do të ishte veprimtaria fizike, lëvizja për të riaktivizuar energjinë. Ose, nëse sporti kërkon shumë përpjekje, ju thjesht mund të bëni një shëtitje, të ecni me biçikletë ose të angazhoheni në aktivitete me fëmijët tuaj; nuk është njësoj si stërvitja, por trupi është duke lëvizur vazhdimisht dhe kjo lejon që gjendja e mirë të përftohet.

Nuk mbështeteni te meditimi

Meditimi është një nga gjërat e para që hiqet kur keni pak kohë duke menduar është një aktivitet i tepërt dhe jo shumë ndikues në jetën e përditshme. Në të vërtetë, meditimi, në të gjitha format e tij, ka shumë përparësi. Ai ndikon pozitivisht në shëndet, përmirëson përqendrimin, ul stresin dhe rrit vetëvlerësimin. Ndihmon për të mësuar të jetosh “këtu dhe tani” dhe për të parë gjërat siç janë me të vërtetë. Duhen vetëm 5 ose 10 minuta për të bashkuar idetë dhe për të lehtësuar tensionin.

Rrisni pasionet tuaja

Jeta jonë është e mbushur me angazhime, afate dhe detyra, prandaj është e rëndësishme të krijoni kohë për t’iu kushtuar asaj që doni, asaj që ju pëlqen, ju ofron argëtim dhe siguri. Kjo jo vetëm që ju bën të ndiheni më të lumtur, por mban mendjen tuaj produktive. Kultivimi i hobit dhe pasioneve  ndihmon për të jetuar më me vetëdije dhe madje për të stimuluar krijimtarinë.

Ritualet e bukurisë

Përveç mirëqenies së mendjes, është gjithashtu e rëndësishme që të kujdeseni për mirëqenien e trupit. Një dush i nxehtë, një sesion joga ose një trajtim bukurie ofrojnë një moment paqeje në kaosin e jetës së përditshme, për t’u rimbushur me energji të reja dhe për të filluar përsëri me entuziazmin e duhur.