Nëse ju pëlqen pushimet e aventurave, atëherë provoni këtë ishull shumë të largët vullkanik në Papua të Guinea së re. Sadie Whitelocks nga MailOnline Travel, vendosi të udhëtojë në këtë ishull që thuajse është harruar nga koha. Ajo shkoi në Karkarit në bregun verior të Papua Guinesë së Re, dhe këtë herë për një synim të caktuar. Arsyeja e udhëtimit të saj, ishte për të takuar xhaxhain e saj 78 vjeçar Noel Goodyear, i cili u përfundoi atje që kur ishte adoleshent.
“Përdhunim, vrasje, kanibalizëm” ishin tre fjalët që iu vinin në mendje njerëzve, kur ju thoja se kisha vendosur të udhëtoja për në këtë ishull. Për herë të fundit rasti që kisha dëgjuar, ishte përdhunimi i një akademikeje amerikane nga bandat, ndërsa Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe paralajmëron se sulmet seksuale janë të përhapura përgjatë Papua Guinesë së Re, sidomos nëse udhëtoni natën.
Në vitin 2012, 29 njerëz në Madang, u arrestuan për kanibalizëm. Megjithatë pavarësisht nga informacionet negative që kisha për këtë vend, vendosa të udhëtoja, dhe një ndër arsyet ishte edhe mbështetja e familjes time. Duke menduar vetëm pozitivisht, u nisa për në këtë ishull dhe udhëtimi atje do të mbetet një nga aventurat më të gjalla deri më sot. Xhaxhai im përfundoi në këtë vend pasi hyri në një program shkëmbimi në Australi, ndërsa u regjistrua në kolegjin bujqësor Brackenhurst në Nottinghamshire.
Ai kaloi kohë në disa ishuj të ndryshëm të vijëzuar rreth bregdetit të vendit përpara se të transferohej në Karkar. Sipërfaqja e vogël e thatë, është shtëpia e vullkanit më aktive të Papua Guinesë së Re. Në vitin 1979 ka pasur një shpërthim që vrau dy vullkanologë të njohur (Robin Cooke dhe Elias Ravian) ndërsa ata po kryenin kërkime. Që atëherë, aktiviteti sizmik ka vazhduar dhe në shkurt 2008, 15 deri në 20 tërmete vullkanike u matën çdo ditë. Në nëntor 2009 një tjetër shpërthim shkaktoi një pendë hiri që arrinte një lartësi 13716 metra.
Kur bëhet fjalë për pajisje, në këtë ishull nuk ka energji elektrike – disa nga shtëpitë janë me panele diellore ose gjeneratorë – dhe nuk ka furnizim me ujë, ndërsa për të pirë dhe për larje përdoret uji i liqeneve. Ka një rrugë që përshkruan rreth e rrotull këtë vend, edhe pse në gjendje të tmerrshme për shkak të shpërthimeve vullkanike. Pavarësisht se ishte shumë ndryshe nga vendet e Britanisë së Madhe, xhaxhai im, ndërtoi jetën e tij atje. Ai u dashurua me një grua lokale, gjë që shkaktoi shumë zhurmë tek vendasit në fillim, pasi nuk donin të mirëprisnin një burrë të bardhë në mesin e tyre. Ata lindën fëmijë dhe xhaxhai nuk u kthye kurrë në vendlindjen e tij.
“Që kur isha fëmijë unë kisha dëgjuar gjithçka për xhaxhain e madh Noel, magjepsjen e tij me arkeologjinë, antiken dhe jetën e tij të çuditshme në Papua Guineas së Re, dhe më në fund vendosa të udhëtoja për në këtë vend që nuk ishte një sukses shumë i lehtë në jetën time”, tregon ajo.
“Takimi i xhaxhait tim të madh për herë të parë ishte përvojë e çuditshme, pasi kishte një ndjenjë të çuditshme familjare. Pas kësaj ai, dy fëmijët dhe nipërit e tij më shoqëruan gjatë udhëtimit tim një mujor në këtë ishull mjaft të çuditshëm dhe të veçantë njëkohësisht” ka përfunduar rrëfimin e saj, Sadie.