Dy persona, të cilët dyshohet se janë të infektuar me variantin Delta të koronavirusit janë kthyer në kufi nga pala greke, pasi kanë bërë testin e shpejtë.
Bëhet fjalë për dy persona nga një fshat i Pogradecit, të cilët janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.
Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer. Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.
Prezenca e Deltës në vendin tonë, që konsiderohet si versioni më i transmetueshëm i Covid-19 u konfirmua zyrtarisht një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.