Ka mbi 16 milionë banorë, por deri tani vetëm 128 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga të cilët asnjë nuk ka ndërruar jetë.
E kemi fjalën për Kamboxhian, shtetin aziatik që nuk ndodhet shumë larg nga Kina, nga ku nisi edhe pandemia që ka pushtuar botën dhe u ka marrë jetën mijëra personave.
Deri tani, autoritetet vendase kanë arritur ta menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer pandeminë, duke pasur edhe një sensibilizim të jashtëzakonshëm të banorëve vendas, të cilët tashmë i sheh kudo të maskuar dhe duke zbatuar në maksimum rregullat që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.
Në këtë situatë, qeveria vendase ka vendosur të hapë kufijtë për turistët, por me masa tejet të rrepta. Kryesorja, kush futet në Kamboxhia duhet, së pari, të depozitojë një sasi parash prej 3 mijë dollarësh, të cilat do të përdoren për të mbuluar kostot e testeve për Covid-19, por edhe të karantinës. Në rast se gjithçka do të shkojë mirë, pjesa e mbetur e parave të rikthehen kur largohesh nga ky shtet.
Nëse një person do të ndërronte jetë gjatë udhëtimit në Kamboxhia, nga depozita e tij do të zbriteshin 1500 dollarë për të mbuluar kostot e djegies së trupit.
Ky rregull në Kamboxhia ka hyrë në fuqi që prej 11 qershorit, ndërsa raportohet se mund të paguhet me para “cash”, ose me kartë krediti