“Toka është vizituar mijëra vite më parë nga alienë të ardhur nga yjësia Pleiades, të cilët nuk mundën që t’u mbijetojnë kushteve të planetit tonë”.
Ky është pretendimi i Daniella Fenton, një biologe që e përshkruan veten gjithashtu edhe si “alienologe”, e që në librin e radhës jep edhe “argumentin” se si ka rritur në këtë përfundim.
“Hibridët njerëzore”, titullohet libri i saj që është hedhur në shitje online. Në këtë libër, ajo thotë se kur alienët kuptuan që nuk mund t’u mbijetonin kushteve të Tokës, vendosën që të modifikojnë gjenetikisht njeriun “e prapambetur” prehistorik duke e shndërruar atë në një qënie inteligjente.
Prova, sipas Daniellas është kromozomi-2. Në librin e saj, ajo thotë se gjurmët e këtij kromozomi gjenden 780 mijë vite më parë tek neandërtalët, tek denisovanët dhe tek njerëzit e sotëm, por jo tek speciet e tjera primate.
“Tri speciet u shkrinë dhe shndërruan më vonë në qënie të avancuara në art, kulturë dhe teknologji komplekse. Rreth 800 mijë vite më parë, përmasat e trurit të njeriut u rritën beftas dhe kjo mbetet ende një mister për arkeologët”, thotë Daniella .
Ajo thotë se në fillim ka qenë një grup i vogël njerëzish të modifikuar gjenetikisht, por pavarësisht kësaj, ata ja dolën që të zgjerohen dhe t’u imponohen të tjerëve.
“Pati një ndryshim të shpejtë dhe total tek të gjithë njerëzit në tokë, që në vend të 48 kromozomeve u bënë me 46”, thotë biologia e shndërruar në “alienologe”.