Shëndet Teknika ushtarake amerikane për të fjetur në 120 sekonda

Teknika ushtarake amerikane për të fjetur në 120 sekonda

Ndërsa disa njerëz arrijnë ti zërë gjumi sapo vënë kokën në jastëk, të tjerët përpëliten sa në një krah në krahun tjetër, duke luftuar me pagjumësinë.

Nëse ju shtriheni në shtrat, por truri juaj ‘lëviz’ një milion milje në orë, ju e keni të pamundur të bëni atë gjumin e ëndrrave që ju doni. Pikërisht për ju që vuani, ka lajme të mira.

Teknika e fshehtë ushtarake që thuhet se ndihmon që dikush të bjerë në gjumë në vetëm dy minuta, është zbuluar kohët e fundit.

Kjo teknikë thuhet se përdoret nga ushtria amerikane për t’i ndihmuar ata të bien në gjumë kur janë në situata aspak paqësore, siç janë fushat e betejës.

Sekreti është detajuar në librin “Relax dhe Win: Championship Performance”, i cili edhe pse i publikuar për herë të parë në vitin 1981, ka fituar së fundmi vëmendje në internet pas Joe.co.uk e ripublikoi atë.

Mendohet se shefat e ushtrisë zhvilluan teknikën për të siguruar që ushtarët nuk bënin gabime për shkak të lodhjes.

Ja se si ta bëni këtë:

Relaksoni muskujt e fytyrën tuaj, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve

Shtrini shpatullat tuaja aq sa mundni, më pas vendosni krahët njëri përmbi tjetrin, nga njëra anë në një kohë

Nxirrni frymën jashtë, zbutni gjoksin tuaj, e më pas lëshoni në gjendje të lire kofshët dhe këmbët tuaja.

Ju pastaj duhet të kaloni 10 sekonda duke u përpjekur të pastroni mendjen para se të mendoni për një nga tre imazhet e mëposhtme:

Ju jeni të shtrirë në një lundër në një liqen të qetë me asgjë tjetër përveç qiellit të qartë mbi ju.

Ju jeni të shtrirë në një shtrat të varur ngjyrë kadife të zezë në një dhomë të zezë.

Nëse këto nuk funksionojnë, ju duhet të thoni: “Mos mendo, mos mendo, mos mendo” për veten tuaj pa pushim për rreth 10 sekonda.

“Shkolla Para-Fluturimit e Marinës Amerikane zhvilloi një metodë shkencore që të binte në gjumë ditën ose natën, në çdo kusht, në më pak se dy minuta”, shkruan libri.

“Pas gjashtë javësh praktikë, 96 për qind e pilotëve mund të bien në gjumë në dy minuta ose më pak, madje edhe pas pirjes së kafesë, me armë zjarri që po luhet në sfond“.

Eksperti i gjumit Dr Neil Stanley thotë se faktori më i rëndësishëm kur është fjala për të fjetur, është ngadalësimi i mendjes tuaj.