Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të: F. Leka, 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; G.Torraj, 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte G. Torraj, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa F. Leka është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.