Kuriozitete Shkencëtarët drithërohen, kanë gjetur një objekt rrotullues në Rrugën e Qumështit

Shkencëtarët drithërohen, kanë gjetur një objekt rrotullues në Rrugën e Qumështit

Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar një objekt të panjohur rrotullues në Rrugën e Qumështit, për të cilin ata pretendojnë se nuk është parë kurrë më parë.

Objekti, i zbuluar për herë të parë nga një student universiteti është vërejtur të lëshojë një shpërthim të madh energjie radioje për një minutë të plotë çdo 18 minuta.

Studiuesit thonë se diçka që ndizet për një minutë është shumë e pazakontë dhe po punojnë për të kuptuar më shumë.

Objekti u zbulua për herë të parë nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O’Doherty në një rajon të periferisë së Australisë Perëndimore të njohur si Murchison Widefield Array, duke përdorur një teleskop dhe një teknikë të re që ai kishte zhvilluar.

“Ai po shfaqej dhe po zhdukej gjatë disa orësh gjatë vëzhgimeve tona”, tha O’Doherty.

“Kjo ishte krejtësisht e papritur. Ishte disi drithëruese për një astronom sepse nuk dihet asgjë në qiell që e bën këtë”.

Rruga e Qumeshtit e fotografuar nga Thethi ne Shqiperi

Ekipi i studiuesve arriti të vërtetonte se objekti është rreth 4000 vite dritë nga Toka, është tepër i ndritshëm dhe ka një fushë magnetike jashtëzakonisht të fortë.

Teoritë rreth asaj se çfarë mund të jetë objekti përfshijnë një yll neutron ose një xhuxh të bardhë, një term që përdoret për mbetjet e një ylli të rënë. Megjithatë, pjesa më e madhe e zbulimit mbetet një mister.