Autoritetet tatimore spanjolle thonë se ylli kolumbian i muzikës, Shakira, nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat për periudhën 2011-2014, duke argumentuar se ajo ishte banore në Spanjë në këto vite.
“Tatimorët kanë kërkuar nga prokurorët spanjollë të hapin çështjen penale për evazion fiskal ndaj këngëtares, pasuria e të cilës llogaritet të jetë më shumë se 200 milionë dollarë”, raporton BBC.
“Fatura e taksave mund të jetë dhjetëra miliona euro”, shkruajnë mediat spanjolle.
Burimet pranë Shakirës mohojnë se ka pasur ndonjë shmangie tatimore dhe thonë se ajo ishte jashtë Spanjës shumicën e asaj kohe.
Superylli botëror është bashkëshortja e futbollistit të Barcelonës, Gerard Piqué. Në vitin 2015 ajo shpalli Spanjën si vendbanimin e saj për të gjitha qëllimet.
Zyrtarët e taksave po kërkojnë katër vjet taksa të papaguara nga të gjitha të ardhurat e saj globale, jo vetëm të ardhurat e krijuara në Spanjë.