Duke parë babain e tij të kalonte semaforin me dritë të kuqe dy herë radhazi, një pesëvjeçar vendosi të merrte situatën në dorë dhe të thërriste shërbimet e urgjencës, njoftoi policia gjermane.
Operatori policor në rajonin verior të Bavarisë pranoi thirrjen pasi dëgjoi në telefon zërin e një fëmije.
Pesëvjeçari i shpjegoi policisë se babai i tij kishte thyer rregullat dy herë.
Zyrtari i policisë arriti të bindte fëmijën se dërgimi i një makine policie nuk ishte i nevojshëm për këtë rast.