Një telefonatë e pazakontë ka ndodhur në një stacion policie në Lafayette, Indiana.
Një djalë ka telefonuar policinë për ta ndihmuar me detyrat e matematikës.
Antonia Bundy, e cila punon për Departamentin e Policisë Lafayette, iu përgjigj telefonatës nga djali, i cili i tha asaj se kishte pasur “një ditë të vërtetë të keqe” dhe kishte shumë detyra shtëpie për të bërë.
Në audion e regjistruar nga policia, Bundy fillon me qetësi të punojë me djalin.
“Kam pasur një ditë vërtet të keqe”, tha djali.
Ndërsa Bundy u përgjigj: “Çfarë ndodhi në shkollë që kaluat një ditë të keqe?”
Më pas, si e informon ai i thotë: “Kam shumë detyra shtëpie.”
Siç rezultoi, djali, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, kishte nevojë për ndihmë urgjente në matematikë.
Dhe policia e ndihmoi të zgjidhte problemin e matematikës.
Pas kësaj, nxënësi e falenderoi: “Më vjen keq që të telefonova, por unë me të vërtetë kisha nevojë për ndihmë.”
Our dispatchers never know what the next call might be.They train for many emergency situations, homework help is not one they plan for. We don’t recommend 911 for homework help but this dispatcher helped a young boy out and brightened his day.@PoliceOne @apbweb @wlfi @WTHRcom pic.twitter.com/w3qCYfJP7O
— LafayetteINPolice (@LafayetteINPD) January 25, 2019