Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore. Sipas sinoptikanëve, kjo do të jetë situata e motit për vendin tonë, të paktën deri më 17 Janar.
Adiola Bani: Temperatura të ulëta do të shoqërojnë edhe në ditët në vijim, pasi do të kemi luhatje përsa i përket temperatura me episode dyditore, kjo luhatje vjen si pasojë e tërheqjes së masave ajrore dhe futjes sërish të tyre në vendin tonë. Ndërsa pas datës 17 do të kemi një rritje graduale të vlerave termike përsa i përket temperaturave të ajrit duke arritur në vlerat tipike të dimrit -6 gradë celcius në zonat malore, dhe në bregdet 11-12 gradë.
Në zonat malore do të vijojnë reshjet e shiut.
Sipas sinoptikanëve, 10-ditëshi i fundit i Janarit pritet që vendi të përfshihet nga më shumë reshje, por me temperatura tipike të dimrit.
“10-ditëshi i dytë i Janarit do të jetë me vlerat tipike të dimrit dhe prezence të dukshme të reshjeve”.
Të shtunën Tirana u përshi nga ngrica dhe temperaturat të ulëta të cilat arritën deri në -2 gradë celcius.
Vlera më të ulëta u regjistruan në Ersekë me -9 gradë celcius dhe Peshkopi -8 gradë.